Lajme

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Edhe këtë 9 prill e morën rrugën për Koshare.

Është ky Muharrem Gacaferri, ish-bashkëluftëtar i komandant Agim Ramadanit.

Roli i tij, ishte të jetë “syri” i Ushtrisë Çlirimtare në këtë terren të vështirë.

Si pjese njësitit Kobra Diverzant – vëzhgues, Gacaferri u plagos vetëm dy ditë pas fillimit të betejës.

E kujtimet e asaj të mërkure të rëndë kur ra edhe komandanti i tij, ende i ka të freskët.

Por ani pse vet mori plagë në trup, këto nuk janë momentet më të rënda që Gacaferri i ka nga Beteja e Koshares.

E pjesë e kësaj njësisë ishte edhe Afrim Maloku.

Edhe ky i fundit, u plagos në betejën më të lavdishme të UCK-së në luftën e fundit.

Por, i gjithë mundi i këtyre ushtarëve u shpërblye me 10 qershor të vitit 1999.

Kjo meqë pas mbi tre muajsh luftime me forcat serbe, UCK arriti ta thyente kufirin shqiptaro-shqiptar.

Ndërsa për ta arritur këtë, dëshmorë ranë 114 ushtarë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Të Ngjashme