Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, ka folur së fundmi në një intervistë për jetën e tij familjare, dy fëmijët dhe veçanërisht për djalin e tij, Gabrielin, i cili vuan nga një çrregullim si pasojë e një virusi të marrë kur ishte vetëm 11 ditësh.
Kledi ndau fillimisht kujtimet e bukura nga ardhja në jetë e vajzës së tij, Lea, e lindur në Romë.
“Kur e kam marrë në krah, kisha frikë se mos e dëmtoja, ishte e brishtë, e vogël, e butë. Ishte një nga ato momentet që kushdo që e ka provuar, e di që do rri gjithmonë në memorien e babait”, u shpreh ai.
Sot, Lea është pjesë e pandashme e jetës së tij artistike, duke e shoqëruar në evente dhe udhëtime, ndërsa ka zgjedhur të merret me hip-hop dhe jo me balet klasik si i ati.
“Unë dhe Lea kemi një lidhje të fortë, sidomos kohët e fundit që e marr me vete, në gjithë eventet e baletit që bëj. Sidomos kur xhirojmë në vende të ndryshme të Italisë dhe më vjen mirë, sepse eksperienca e udhëtimit i mbetet. E ka qejf baletin, nuk bën zhanrin tim, klasiken, por bën hip-hop-in”, tregoi ai.
Por jeta e tyre mori një kthesë të dhimbshme pas lindjes së djalit të tij, Gabrielin, i lindur në gusht të vitit 2021.
“Gjithçka shkoi mirë deri në momentin e fundit. Pastaj, papritur, diçka ndryshoi”, tregon ai. Vetëm 11 ditë pas lindjes, Gabrieli u shtrua me urgjencë në spital, në reanimacion me kod të kuq, pasi një virus kishte kaluar nga hunda në tru, duke shkaktuar dëmtime serioze.
“Djali ka ardhur në jetë në gusht të 2021, ka 6 vite diferencë me vajzën. Gabrieli ka bërë 4 vjeç këtë verë. Gabrielin e pritshim, nuk ishte surprizë si e Leas. Çdo gjë shkoj mirë, deri momentin e fundit. Pastaj më 11 shtator, më merr Sharlota në telefon pasi kishte dalë shëtitje, më thotë që djali “bën disa veprime të çuditshme, është mirë të shkojmë në ndihmën e shpejtë, ne po shkojmë, por hajde dhe ti.
Unë zakonisht nuk jam në shtëpi, te premten, te shtune, të dielë, dhe shkova atje, në ndihmë e shpejte, ishte akoma koha e covid dhe nuk mund të hynin shumë njerëz. Më tha më prit, dhe kjo pritja për mua ishte vetëvrasje, pse duhet të prisja aq shumë, kaq përgjigje e gjatë për të thënë se çfarë po ndodh. Ajo koha e vështirë që e kaluam, mbeti. Djali ishte vetëm 11 ditë. U shtrua në spital, në reanimacion me kod të kuq.
Mjekët thanë që ishte ku rasti 1 në 70 mijë që mund të ndodhte, ishte ky virusi që nga hunda shkoi në tru dhe aty bëri ca lëvizje jo të duhura. U ndryshua gjithë festa që të lind një fëmijë, u shndërrua në një dhimbje. Fakti që ai ishte kaq i vogël, mospranimi i prindërve se pse atij, të më ndodhte mua. Ajo ishe gjë që nuk e ndalnim dot. Ajo kohë kaloj edhe mirë për fatin e tij, sepse mund të kishte pasur edhe reaksione të tjera”, tregoi Kledi në “Mirembrema Yje” me Arbana Osmani.
Ai tregoi se sot Gabrieli ndjek kopshtin dhe bën një jetë sa më normale, me ndihmën e një personi që kujdeset më shumë për të. Kledi u shpreh se se kjo sfidë i ka bërë edhe më të fortë si familje dhe ka forcuar lidhjen me bashkëshorten e tij, Sharlotën.
Kledi zbuloi se djali akoma nuk ecën, por tha se ishte shpresëplotë se me teknologjinë e cila ka avancuar, ka lajme të mira për Gabrielin dhe mijëra fëmijë të tjerë që mund të përmirësohen.
“Ai shkon në kopsht, normal ka ato mungesat që ka një fëmijë që ka mungesa, por shpresa është shumë e lartë. Nuk dua ta mendoj se çfarë do kishte ndodhur nëse nuk do ishim në Itali. Për mua nuk ka shumë rëndësi nëse do ishim në Itali, në Shqipëri apo në Amerikë, sepse ishte një virus që mori një drejtim, kështu na e kanë shpjeguar, që merret në një moment dhe dëmton trurin, i ka dëmtuar të folurën dhe lëvizjen. Deri tani akoma nuk ecën, por shpresojmë që më vonë, teknologjia ka avancuar, ka disa lajme të mira për Gabrielin dhe mijëra fëmijë të tjerë. Ka disa elemente që mund të jenë shumë përmirësuese.
Kjo që i ra Grabrielit nuk është se e zgjodhën, ai ishte me fat që gjeti një familje të shëndoshë, mua Sharlorën, që ishte shumë më e fortë se mua. Unë thoja ‘pse, pse’. Jo pse mua, se unë veten e kisha eliminuar, por pse Gabrielit. Nuk dija ku ta kërkoja ‘pse-në’. Jo nga mjekët, ata na e thanë si ishte situata. Prindërit e përballojnë duke jetuar, nuk ka një rrugë, por dashuria është. Kush është ai prind që nuk e do fëmijën, këto mund të ndodhin edhe kur një fëmijë rritet. Dashuria përballë çdo gjë që jeta mund të japi. Tani unë dhe Sharlota jemi akoma më të lidhur dhe e dimë se cila është rruga që duhet të bëjmë. Gabrieli bën jetën që bëjnë të gjithë, shkon në kopsht normal, që ka një person që kujdeset pak më shumë për Gabrielin”, rrëfeu balerini.
I pyetur se si e ka përjetuar e bija situatën e të vëllait, Kledi tregoi se ia kanë shpjeguar Leas situatën dhe ajo e ka kuptuar gjendjen e të vëllait.
“Ia kemi shpjeguar që Gabrieli ka pasur një dhimbje koke shumë të madhe që i vogël dhe që i la disa shenja që me kalimin e kohës do rregullohet. Lea është shumë e ndjeshme dhe e kuptojmë afërsinë që kanë, në mëngjes i jep një puthje, ai i përgjigjet ne mënyrën e tij. Të gjithë ja ndejmë dashurinë”, rrëfeu Kledi.





