LifeStyle

Rregulli “i artë” që e bën çdo bisedë me njerëzit interesante dhe produktive

Nëse duam një bashkëbisedim të mirë e produktiv, na nevojitet një person që ka ide të bukura, rrjedhshmëri dhe inteligjencë. Megjithatë, ekspertët e komunikimit besojnë se nëse duam t’i lëmë një përshtypje të mirë dikujt, ta dëgjosh është po aq e rëndësishme.

Në mënyrë që komunikimi të jetë sa më efektiv, vëmendja ndaj tjetrit duhet të jetë në raport me atë që ju do të flisni.

Njerëzit nuk mbajnë mend gjithçka që dikush iu thotë, por nuk do ta harrojnë kurrë si i kanë bërë të ndihen. Prandaj, kur e dëgjoni në mënyrë aktive bashkëbiseduesin tuaj, ai ndjen se e vlerësoni dhe se jeni të hapur ndaj problemeve dhe nevojave të tij. Njëkohësisht, kjo teknikë lehtëson çdo tension apo ndjenjë pakënaqësie.

Një studim i vitit 2016 tregoi se cila është koha e duhur për të folur dhe gjithashtu për të dëgjuar në një dialog. Asokohe me të dhënat e mbledhura u vërtetua se ndërveprimi në një komunikim duhet të ishte 43 me 57. Po çfarë do të thotë kjo? Të flasësh 43% të kohës dhe të dëgjosh 57%. U quajt ndryshe rregulli 43:57. Edhe pse studimi u bë për të parë sa efektiv është ky raport në marrëdhënie biznesi, të njëjtin efektivitet paraqet në çdo lloj bisede.

Sado e mirë të jetë kjo këshillë, ndonjëherë është e vështirë të dëgjosh pa e ndërprerë personin tjetër. Sidomos kur bëhet fjalë për çështje personale. Gazetarja e njohur Kate Murphy thotë se gjithçka lidhet me durimin e qetësinë.

“Merrni frymë thellë, bëjeni shpesh. Kështu do të largoni çdo lloj ndjesie tensioni apo frike. Do të fokusohemi dhe do mësoni më shumë rreth një teme. Është më mirë të dëgjosh, të mësosh sesa të kesh gjithmonë të drejtë”, tha Murphy.