LifeStyle

Rregullimi i flokëve rrit vetëbesimin te femrat, thotë studimi

Të kesh “flokë të bukur e të rregulluar” ndikon shumë në rritjen e vetëbesimit tek një grua dhe sipas një hulumtimi, 56 për qind e femrave kanë ndryshuar flokët e tyre deri në tetë në 10 vjetët e fundit.

Siç raportohet nga mediet britanike, të kesh flokë të sapo larë dhe të rregulluar ose t’i ndryshosh ato në një ngjyrë të re, janë ndër 10 gjërat kryesore që i ndihmojnë gratë të ndihen mirë me veten, shkruan The Mirror.

Një sondazh, me 2,000 gra, zbuloi se më shumë se gjysma (51 për qind) kanë provuar deri në gjashtë ngjyra të ndryshme gjatë dekadës së fundit – dy ngjyrat me popullaritet të madh ishin ajo kafe me 28 për qind dhe bjonde me 17 për qind.

Ndërkohë, 15 për qind e tyre pëlqejnë që ngjyra e flokëve të jetë dikur me një përzierje të ngjyrës kafe dhe bjonde.

Dhe për ato që janë pak më të guximshme, e kuqja, argjendi, vjollca, madje edhe stili shumëngjyrësh, u shfaq ndër 10 nuancat që do të zgjidhnin gratë për flokët e tyre.

Sipas studimit, doli se 24 për qind e këtyre femrave ndihen të entuziazmuara për ndryshimin e flokëve të tyre – me një të katërtën që ndjehen gjithmonë të lumtura kur vjen koha për ta bërë këtë.

Hulumtimi u krye nga marka e kujdesit të flokëve, OGX, që gjithashtu bëri studime të tjera që ndihmojnë gratë  të ndihen të sigurta – nga përfundimi i një stërvitjeje, tek lavdërimi në punë ose marrja e një komplimenti nga një grua tjetër.