ShowBizzz

Rrëqeth aktorja shqiptare: “Prindërit e bashkëshortit nuk më kanë dashur. Babai i tij vdiq e s’më foli kurrë!”

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Zamira Kita ka qenë e ftuar së fundmi në podcastin e “Zë me Mirën”, ku ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj.

Ajo rrëfeu historinë me bashkëshortin e saj dhe vështirësitë që ata kanë hasur gjatë rrugëtimit të tyre.

Kita tha se fakti që ajo ishte 4 vite më e madhe dhe ishte aktore ka ndikuar që ata të vendosnin të martoheshin pas 14 vitesh lidhje dashurie.

Tejet emocionues ishte edhe momenti kur rrëfeu se në moshën 32-vjeçare ajo ka abortuar, ndërkohë që kur fatmirësisht mbeti shtatzënë në moshën 40-vjeçare, gabimin që bëri me fëmijën e parë s’do ta bënte për asnjë arsye. “Ishte kufiri i kohës sime biologjike dhe atë fëmijë e kisha dëshiruar shumë”, tha Zamira, teksa foli edhe për marrëdhënien që ajo ka me vajzën e saj e cila tashmë është në moshën 20-vjeçare.

Zamira rrëfeu se familja e bashkëshortit nuk e kanë dashur kurrë si nuse. E teksa nëna si përfundim mundi ta pranonte, babai i bashkëshortit vdiq duke mos i folur dhe mos i dhënë as dorën, ndërkohë që aktorja u përkujdes që atij mos t’i mungonte asgjë gjatë kohës që ai ishte sëmurë.

“Ata nuk më kanë dashur kurrë, madje e kanë patur tmerr që ai të martohej me mua. Nëna e tij vetëm kur ne u martuam, më priti me tha që po të do djali, edhe unë do të dua. Babai Benit nuk ma dha dorën kurrë ndërkohë që unë jam kujdesur shumë për të”, rrëfeu aktorja.



lokimagazine