Lajme

Rrëshqitje gurësh në Bogë të Rugovës, njëra korsi ndalohet për qarkullim

Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së kaluar dhe ditën e sotme në Kosovë shkaktuan rrëshqitje gurësh në zonën e Bogës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se nga rrëshqitja e gurëve nuk ka pasur dëme, por përkohësisht është bllokuar njëra korsi e rrugës për qarkullimin e automjeteve.

“Nga shembja e gurëve nuk ka dëme. Aktualisht njëra korsi është ndaluar për qarkullimin e automjeteve”, deklaroi Rugova.

Të Ngjashme