Rreth 1500 persona morën pjesë në faljen e namazit të Fitër Bajramit në Qendrën Islame Shqiptare në Sindelfingen, ku imam është Abdullah Bahtiri.
Në një postim në , kjo qendër ka falënderuar xhematin dhe ka uruar festën.
“Jemi tejet të gëzuar për interesimin e madh të komunitetit tonë, i cili ka arritur në mbi 1500 persona – një dëshmi e bukur e unitetit dhe përkushtimit tonë. Në këtë ditë festive të Fitër Bajramit, lusim Zotin që t’i mbushë zemrat tona me paqe, besim dhe mirësi, të forcojë lidhjet mes nesh dhe të bekojë shtëpitë tona me harmoni e gëzim. Allahu e pranoftë çdo vepër të mirë, çdo lutje dhe çdo përpjekje që bëjmë për hir të Tij. Agjërim të pranuar për të gjithë! Urime nga zemra për secilin prej jush! Zoti ju shpërbleftë me të mira në këtë botë dhe në botën tjetër”, thuhet në postim.

