Lajme

Rreth 350 personel nga Turqia do të kryejnë aktivitete në Kosovë

KFOR-i ka njoftuar se trupat turke nga rezervat e KFOR-it e kanë përfunduar dislokimin e tyre në misionin e udhëhequr nga NATO.

Në njoftim thuhet se këto trupa do t’i zëvendësojnë njësitë që nisen nga Italia.

Po ashtu thuhet se KFOR-i është i pajisur dhe i pozicionuar mirë për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për përshkallëzim.

“Rreth 350 ushtarë nga Brigada e 65-të e këmbësorisë së mekanizuar turke do të kryejnë një sërë aktivitetesh së bashku me trupat e tjera të KFOR-it dhe do të jenë të gatshëm për të reaguar ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm në situatën e sigurisë. KFOR është i pajisur mirë dhe pozicionuar për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për përshkallëzim dhe për të përballuar çdo skenar të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të Kombeve të Bashkuara”, theksohet në njoftim.