LifeStyle

Rreth 80% e të rinjve janë gati të largohen nga puna për shkak të atmosferës toksike në kompani

“Djegia”, një gjendje shëndetësore e lidhur me stresin kronik në punë, është gjithnjë e më e zakonshme tek punonjësit.

Në fakt, sipas një sondazhi të Institutit Shëndetësor McKinsey me 30,000 punëtorë në 30 vende, 22 për qind e punëtorëve në mbarë botën kanë simptoma të djegies.

Shkaqet kryesore të “djegies” janë konfliktet ndërpersonale, mungesa e qartësisë në lidhje me detyrat, përgjegjësitë dhe qëllimet, si dhe presioni në lidhje me kohën dhe ngarkesën e punës.

Këta faktorë mund të çojnë në konfuzion, stres dhe produktivitet të ulët.

Nga pikëpamja demografike, punonjësit në kompanitë më të vogla që nuk kanë pozita drejtuese dhe punëtorët më të rinj duket se janë më të rrezikuar nga “djegia”.

Rreth 50 për qind e punonjësve të Gen Z dhe Millennial ndjehen të stresuar në punë shumicën e kohës dhe rreth 80 për qind do të ishin të gatshëm të largoheshin për shkak të një kulture toksike të kompanisë, transmeton Alsat-M.

Një mjedis pozitiv i punës është treguar të jetë një faktor kyç në përmirësimin e mirëqenies së punonjësve. Ky mjedis i lejon ata të ndihen më mirë dhe të jenë më inovativë dhe efikasë në punë.

Një klimë pozitive në kompani shoqërohet me atraktivitet dhe kënaqësi më të madhe, si dhe me performancë të lartë.