Bota

Rrëzohet qeveria e Bashar al Assad! Forcat rebele të Sirisë pushtojnë Damaskun

Forcat rebele të Sirisë njoftuan pushtimin e Damaskut dhe rrëzimin e e qeverisë së Presidentit Bashar al Assad.

Presidenti Bashar al Assad është larguar nga Damasku me avion drejt një destinacioni të panjohur, sipas dy oficerëve të lartë të ushtrisë siriane që folën për agjencinë e lajmeve Reuters.

View this post on Instagram

A post shared by Sky News (@skynews)

Sipas rebelëve institucionet publike do të qëndrojnë nën mbikëqyrjen e ish-kryeministrit derisa të dorëzohen zyrtarisht.

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad ka qenë në pushtet për një çerek shekulli pasi e trashëgoi atë nga babai i tij Hafëzi për 30 vjet në krye të regjimit.

TS Poll - Loading poll ...

Banorët e kryeqytetit dolën në rrugë për të festuar rënien e regjimit pas 50 viteve të sundimit të Partisë Baath, ndërsa grupet rebele paralajmëruan fillimin e një “epoke të re” në Siri



/tiranapost