LifeStyle

Rriten me shpejtësi rastet e fruthit në vend, ISHP: Numri ka shkuar në 17 persona

Janë rritur rastet me fruth në vendin tonë, teksa janë bërë vetëm dy ditë nga që kur Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi rastet e para në vend.

Bëhet me dije se ka shkuar në 17 numri i të prekurve me fruth në vënd. 12 prej rasteve janë me lidhje epidemiologjike dhe shenja klinike. Dy ditë më parë u konfirmuam se kishte 10 të prekur nga fruthi, ndërsa tashmë numri ka shkuar në 17.

Pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri thirrje për vaksinimin në kohë të fëmijëve që siguron një mbrojtje të mirë.

“Për të mbrojtur fëmijët tuaj nga fruthi, rubeola dhe shytat, duhet patjetër t’i vaksinoni në kohë, sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit. Ndiqni këshillat dhe udhëzimet e mjekëve pediatër për të siguruar një mbrojtje më të mirë për fëmijët tuaj”, tha Koçiu.




Rriten me shpejtësi rastet e fruthit në vend, ISHP: Numri ka shkuar