Numri i personave që kanë humbur jetën nga stuhia dimërore “Fern” në SHBA ka shkuar në 34. Viktimat janë regjistruar nga Teksasi deri në Massachusetts. Temperaturat rekord nën zero dhe erërat e ftohta deri në -50°F e bëjnë të rrezikshme qëndrimin jashtë.
Një rast tronditës u shënua në New Jersey, ku një burrë 67-vjeçar u gjet i vdekur gjatë pastrimit të borës. Gjendja është kritike për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike, me mbi 525 mijë familje pa drita, kryesisht në Tenesi, Misisipi dhe Luiziana.
Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe paralajmërojnë qytetarët të shmangin daljet e panevojshme, ndërsa një tjetër stuhi pritet të godasë bregun lindor në fundjavë.
/tiranapost
