Numri i rasteve me Hantavirus të lidhura me anijen turistike MV Hondius ka shkuar në 13.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, përmes një postimi në platformën X, ku njoftoi se rasti më i fundit është raportuar në Spanjë.
“Spanja raportoi një rast të ri midis pasagjerëve që janë në karantinë, gjë që e çon numrin e përgjithshëm të rasteve në 13”, ka thënë ai.
Sipas Tedrosit, nuk është regjistruar asnjë viktimë e re që nga 2 maji.
“Situata mbetet e qëndrueshme. Pasagjerët që u sëmurën po marrin kujdesin e nevojshëm, ndërsa të tjerët mbeten në karantinë”, ka shtuar ai.
Në dy javët e fundit, të gjithë pasagjerët e mbetur, anëtarët e ekuipazhit dhe stafi mjekësor kanë zbritur nga anija luksoze MV Hondius, e cila u përfshi nga shpërthimi i virusit.
