Lajme

Rritja e çmimeve dhe varfërimi i shportës kosovare – flasin ekonomistët

Çmimet e produkteve bazike në Kosovë kanë pësuar rritje të ndjeshme, duke varfëruar edhe më shumë shportën e qytetarëve.

Ekonomistët theksojnë se kjo situatë lidhet me varësinë nga importi dhe mungesën e masave konkrete për të mbështetur produktin vendor.

Safet Gërxhaliu, ekonomist, deklaron se Kosova po përballet me sfida serioze, njofton Klankosova.tv.

TS Poll - Loading poll ...

“Sot jemi vendi me pagat më të ulëta në rajon dhe kemi mbyllur vitin 2024 me 6 miliardë e 330 milionë euro importe.

“Për më tepër, vitet 2023 dhe 2024 kanë sjellë tkurrje të importeve”, tha ai, duke theksuar se numri i inspektorëve është i pamjaftueshëm për të mbrojtur interesin e qytetarëve.

 

Ndërkohë, Edison Zeka sqaron se raporti mes importit dhe eksportit është shqetësues.

“Ne varemi nga importi në raport 1 me 4. Megjithatë, kjo mund të rregullohet nëse TVSH-ja për produktet bazike ulet, ndërsa për ato luksoze mund të rritet”, sugjeroi ai.

Por si mund të ndikohet pozitivisht në çmimet e produkteve bazike? A do të ketë masa konkrete për të mbështetur prodhimin vendor?

Përgjigjet e plota dhe propozimet e ekspertëve mund t’i ndiqni në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova: