Lajme

Rritja e pensioneve për 20 për qind, Kurti: Fillon nga ky muaj

Kryeministri, Albin Kurti ka treguar për mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur dje në mënyrë elektronike, që sipas tij solli mes tjerash këto vendime të rëndësishme.

Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se rritja e pensioneve fillon nga ky muaj.

Postimi i tij:

  • Rritjen e pensioneve me 20 për qind duke filluar nga ky muaj, për skemat dhe nën-programet:
  • Pensioni bazik i moshës;
  • ︎ Pensionet kontributdhënëse I, II, III dhe IV;
  • Pensionet për aftësitë e kufizuara duke përfshirë atë për fëmijë dhe të rritur si dhe për personat e verbër I dhe II e për personat paraplegjik dhe tetraplegjik I dhe II;
  • Pensioni familjar;
  • Pensioni invalidor i punës;
  • Pensioni i parakohshëm për Trepçën.
  • Ndarjen e 200 mijë eurove për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025, të organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.
  • Ndarjen e 200 mijë eurove për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore dhe vërshimet e ndodhura në Bosnje dhe Hercegovinë.