ShowBizzz

Rrjeti po zien/ Brikena kapet nga kamerat duke vjedhur sendet e Selinës?!

Një video që po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale po bën bujë të madhe mes ndjekësve të “Big Brother VIP Albania”.

Në qendër të vëmendjes është Brikena, e cila është kapur nga kamerat e shtëpisë në një moment mjaft të dyshimtë.

Siç shihet në pamje, Brikena shkon te dollapi ku Selin mban sendet e saj personale dhe fillon të kërkojë me vëmendje nëpër sirtarë.

Ajo duket se po merr diçka, edhe pse nuk dallohet qartë se çfarë. Ky veprim ka ngritur dyshime të forta te publiku, të cilët e akuzojnë atë për vjedhje të sendeve të Selinës.

Mbetet për t’u parë se si do të trajtohet kjo situatë në spektaklin e radhës dhe nëse Selina do të njoftohet për këtë ngjarje.

Ky incident mund të sjellë dinamika të reja dhe tensione të forta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

@kujeniovipa Dmth qënkan të verteta thashethemet?🫢😏 ♬ The Pink Panther Theme (From “The Pink Panther”) – Henry Mancini & His Orchestra

Të Ngjashme