Dhuna brutale ndaj Klea Prengës është kthyer në temë diskutimi në media dhe rrjete sociale. E reja u masakrua me gotë xhami në fytyrë teksa ndodhej në një restorant.
Pamjet e rënda po qarkullojnë kudo, ndërsa e dhunuara tashmë kërkon drejtësi për arrestimin sa më parë të dy autoreve, Antonela dhe Mariela Berisha. Ish banorja e Big Brother Vip dhe motra e saj siç pretendon e reja e kanë sulmuar dhe kërcënuar me mesazhe se ky është mësimi që merr kur futesh në mes të familjes.
Teksa rasti po qarkullon e po komentohet kudo, Antonela Berisha e cila është në arrati ka bërë reagimin e saj të parë në “heshjte”. Ish konkurrentja e Për’Puthen ka bllokuar opsionin e komenteve në të gjitha fotot e saj. Përfshirja e saj në këtë incident të rëndë mesa duket ka shkaktuar shumë reagime në faqen e saj zyrtare.
Shembull më poshtë: