
“Rruga e Dashurisë”, që lidh fshatrat Riomaggiore dhe Manarola në Cinque Terre, në Itali është rihapur më në fund pas dymbëdhjetë vitesh mbyllje. Ky shteg, i gjatë një kilometër dhe i njohur në mbarë botën, ka qenë i paarritshëm që nga viti 2012 për shkak të një orteku. Tani, pas pothuajse tre vitesh punime dhe një investimi prej mbi 23 milionë eurosh për të garantuar sigurinë e tij, vizitorët mund të ecin sërish në këtë rrugë të gdhendur në shkëmb, pranë ujit.
Kjo rihapje përfaqëson një moment të rëndësishëm për turizmin në rajon, pasi “Rruga e Dashurisë” është një nga atraksionet më të dëshiruara nga turistët në mbarë botën.
/tiranapost