Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rruga Pejë–PKK Kullë–Rozhajë dhe anasjelltas është e pakalueshme për mjetet e transportit të mallrave.
Sipas njoftimit, bllokimi vjen si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi, duke pamundësuar qarkullimin e kamionëve në këtë segment rrugor.
Njoftim
Ju njoftojmë se pas kontakteve me Policinë e Malit të Zi në Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e pa kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi.
Për më shumë informata kontaktoniQKMK, në numrat:
045198000,045198606 dhe pa pagesë 080050095.
