Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, u ka bërë thirrje disa ambasadorëve që të mos ndërhyjnë në punën e Gjykatës Kushtetuese përmes vizitave, takimeve apo formave të tjera të ndikimit.
Përmes një postimi n1% Facebook, Rrustemi theksoi se çdo ndërhyrje e mundshme në institucionin më të lartë të interpretimit të Kushtetutës do të dëmtonte rëndë pavarësinë e tij.
“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.
Sipas Rrustemit, Gjykata Kushtetuese duhet të funksionojë e pavarur dhe pa presione nga faktorë të jashtëm, duke marrë vendime vetëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.
Kushtetuesja ka vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars./teve1.info/
