ShowBizzz

RTSH nuk miraton fondin për “Njerëz dhe Fate”, Arben Derhemi kërkon ndihmën e fansave

Muaj më parë u bë me dije se seriali shumë i dashur për publikun shqiptar “Njerëz dhe Fate” do të rikthehej në ekran me disa seri të reja.

Edhe pse puna ka nisur për episodet e reja, duke se jo gjitrhçka po shkon shumë mirë. Aktori i njohur Arben Derhemi me anë të një mesazhi në rrjetet sociale bën me dije se RTSH u ka mbullur derën, pasi drejtori Alfred Peza ka refuzuar që të firmos fondet e miratuara për rikthimin e këtij seriali.

Mirëpo Derhemi shkruan se puna po vijon dhe se për këtë kërkon ndihmën e çdo personi që mundet të ndihmojë financiarisht për realizimin e serialit Njerëz dhe Fate. Për këtë është hapur edhe “GoFoundMe”, ku deri më tani janë mbledhur 1131 euro.

Falenderojmë të gjithë dashmairësit e Njerëz dhe Fate për mesazhet e ardhura në drejtimi tonë. Por mbas lajmeve të mira vijnë edhe lajmet e këqija. Në këtë moment drejtori i Radio Televizioni Shqiptar me llogjikën e drejtorit “pronar” nuk firmos fondet e miratuara. S’kemi ç’bëjmë, por ne do vazhdojmë punën sepse një staf i dedikuar njerëzish kanë tre muaj që punojnë për këtë punë”, thotë aktori në mesazhin e tij.

@njerezdhefate Njerez dhe Fate 2 Kerkese per Publikun LINK IN BIO https://gofund.me/6494d9cd #njerezdhefate2 #njerezdhefate #filmshqip #filmshqiptar #arbenderhemi #shqip #albania #shqipe ♬ original sound – NjerezdheFate



lokimagazine