ShowBizzz

Rudina u dënua me burg, reagon ish-bashkëshorti i aktores

Dy ditë më parë, u publikua lajmi se aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, ishte dënuar me 6 muaj burg, për falsifikimin e prokurës së vajzës së saj.

Pas këtyre lajmeve ka reaguar ish-bashkëshorti i aktores, Aleksandër Varfaj, i cili me anë të një postimi në instagram shkruan se nuk do jetë kurrë një baba i keq.

“Unë mund të jem shumë gjëra, por një baba i keq nuk do jem kurrë”.

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt është ankuar vazhdimisht se aktorja nuk e lë që të ketë një marrëdhënie normale me vajzën e tij, dhe përplasja mes tyre ka shkuar deri në gjykatë.



lokimagazine