Lajme

Rukiqi – Kurtit: A ju tregove në Yale që 25 vjet pas çlirimit, shërbyesit publik nuk marrin paga?

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas mosekzekutimit të pagave për shërbyesit publik.

Rukiqi, duke e ndërlidhur me fjalimin e Kurtit në Yale, ka pyetur nëse u ka folur edhe për këtë çështje.

Kjo, sipas tij, ka ardhur për shkak të “paaftësisë” së Qeverisë Kurti.

A ju tregove në Yale, që 25 vjet pas çlirimit, shërbyesit publik, në halle me përballimin e faturave mujore, nuk e kanë marrë pagën që ju takon, për shkak të paaftësisë të qeverisë që e drejton.” – ka shkruar ai.