Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi ka reaguar pas vendimit për rritjen e pensioneve për 20 për qind.
Sipas tij një vendim i tillë është marrë për të larguar vëmendjen nga ndryshimi i masës së sigurisë për mallrat serbe që hyjnë në Kosovës, si dhe kjo rritje siç tha ai është simbolike e që s’e mbulon efektin e rritjes së çmimeve.
“Spin i dobët për efekte elektorale dhe lehtë i lexueshëm. Veprimi 1: Largon ndalesen për mallrat serbe, Veprimi 2: Rritje simbolike e pensioneve, që nuk e mbulon as efektin e rritjes së çmimeve. Rritja simbolike e pensioneve nuk po bëhët për të adresuar gjendjen e rëndë të pensionistëve, por për të larguar vëmendjen nga zbrapsja për çështjen e largimit të ndalesës për mallrat serbe”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë për 20 për qind pensionet që financohen nga shteti.
Rritja do të vlejë nga ky muaj, theksoi kryeministri gjatë një konference për media.
Ai bëri të ditur se pensionet e përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës, do të rriten për 20 për qind nga muaji janar 2025..