1
Nënkryetari i LDK’së, Berat Rukiqi, është tallur me arsyetimin e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili arsyetoi numrin e madh të tenderëve njëburimor me rreziqet që Kosovës i kanosen nga Serbia dhe Rusia.
Referuar një tenderi, po ashtu një burimor, që u provua të bëhej për ushqim në FSK’në, Rukiqi ironizoi me anë të një postimi në ‘Facebook’, shkruan Insajderi.
“Kujdes mos po e merr vesh Rusia dhe Serbia, qe jemi duke ble gullash dhe pasul”, ka shkruar ai.
Sveçla i arsyetoi tenderët një-burimorë duke thënë se Kosovës po i kanosen rreziqet nga Serbia dhe Rusia.