
2
Bora e parë e këtij viti ka filluar të mbulojë bjeshkët e Gjeravicës.
Menjëherë pas reshjeve, Komuna e Junikut ka mobilizuar ekipet në terren për pastrimin e rrugës Junik–Gjeravicë, e cila tashmë është plotësisht e kalueshme.
Kandidati për kryetar të Junikut nga LDK, Ruzhdi Shehu, përmes një postimi ka njoftuar qytetarët për gjendjen në terren, duke u bërë apel të gjithë shoferëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në këto ditë me kushte të vështiruara atmosferike.