E kujt nuk i pëlqejnë vezët?
Përveç se kanë çmim të lirë, ato janë burim i mahnitshëm i proteinës, që është e nevojshme për humbjen e peshës apo ndërtimin e muskujve.
“Nuk kemi asnjë njohje”, ish ministrja Ahmetaj: Kosova ka dështuar në polit…
Mësohet data dhe prezantuesi i Big Brother VIP Albania 3
Lexo më shumë
Plus, e mira e vezëve është se mund të përgatiten në forma të ndryshme – qoftë të fërguara, të ziera, etj.
Por, a mundet vërtetë që një gjë aq e vogël të përmbajë shumë proteinë?
Ja sa gramë proteinë gjenden në një vezë
Sasia e proteinës që gjendet në vezë varet nga madhësia që ka, por ja çfarë mund të prisni nga një vezë, sipas Departamentit Amerikan të Agrikulturës:
– Veza tejet e madhe përmban 90 kalori dhe 7.8 gramë proteinë
– Veza ekstra e madhe përmban 80 kalori dhe 7 gramë proteinë
– Veza e madhe përmban 72 kalori dhe 6.3 gramë proteinë
– Veza mesatare përmban 63 kalori dhe 5.5 gramë proteinë