LifeStyle

Sa herë duhet ta lash fytyrën në bazë të tipit të lëkurës

E keni vënë re që personat me lëkurë të thatë thonë se nuk e lajnë pothuajse fare fytyrën? Ndërsa ata që e kanë mikse ose të yndyrshme, e lajnë 3 herë ose më shumë brenda ditës.

Në fakt për larjen e fytyrës flitet pak dhe informacioni ndonjëherë konfuzon, por një gjë është e sigurt, fytyrën duhet ta lajnë të gjithë.

Rregulli standard flet për deri në dy herë larje të fytyrës brenda një dite, pra një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje.

Megjithatë dermatologët theksojnë se ka shumë rëndësi të zbatohet një rutinë specifike për lëkurën e secilit individ. Thënë kjo, është mëse normale që një person me lëkurë të thatë, të mos e ndjej nevojën ta lajë fytyrën më shumë se njëherë, madje kështu e mbron veten.

Ndërsa kur flitet për kohën e larjes së fytyrës, zgjidh natën, që t’i japësh kohë lëkurës të rigjenerohet. Rregulli që duhet të zbatosh është 20 sekonda masazhim i lëkurës dhe më pas shpërlarje.