LifeStyle

Sa herë në ditë duhet të lahet zona intime? E thotë farmacistja Arba Gramo

Kujdesi për trupin merr një rëndësi të veçantë në përditshmërinë tonë, e akoma më i rëndësishëm bëhet kur flasim për kujdesin ndaj zonës intime.

Në fakt mendohet se sa më shumë higjienë gjatë ditës aq më mirë është për vajzat, por mitin e larjes sa më shpesh, ekspertët e shëndetit e rrëzojnë.

Farmacistja e njohur Arba Gramo ishte e ftuar në “Rreze Dielli”, ku ka folur më gjerësisht për këtë temë. Ajo është shprehur se mjafton vetëm një herë në ditë larja e zonës intime, duke qenë se ajo ka veti të vetë pastrohet. Ndërsa sapunët nuk është mirë të përdoren për shkak të niveleve të larta të pH.

“Në zonën intime mjafton të lahemi njëherë në ditë. E gjithë lëkura jonë dhe zonat me mukozë , zona intime te ne femrat, të gjitha kanë një pH të caktuar. Mund të ndodh që një larës mund të jetë shumë delikat. Sapunët nuk duhet t’i përdorim sepse kanë një pH shumë të lartë, mjafton që të gjitha në supermarket të shohin atë larës që shkruan ‘delicate’, se vetë lëkura është organ mbrojtës dhe nëse do bëjmë një dush të shpeshtë, mjafton edhe vetëm ujë.  Zonat të cilat predispozohen më shumë për të shtuar ngarkesën mikrobiale janë zonat poshtë sqetullave, te ne vajzat, poshtë gjoksit, rrëzë kofshëve dhe anash qafës. Dushet nuk duhet të jenë asnjëherë të gjata, dhe asnjëherë me ujë të nxehtë”, shprehet Gramo.