LifeStyle

Sa herë në javë duhet të kryeni marrëdhënie për të parandaluar plakjen

Ushqimi i duhur, stërvitja e përditshme, gjumi i mirë dhe … seksi janë disa nga mjetet themelore që kemi në dispozicion për të “gënyer” kohën dhe vonuar shenjat e plakjes.

Sa i përket seksit, cila është “doza” që ekspertët rekomandojnë për të arritur rezultatet e dëshiruara?

Sipas një studimi nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në San Francisko, efekti anti-plakje arrihet kur kryeni seks më shumë se një herë në javë.
Në kuadër të studimit të tyre, shkencëtarët morën në shqyrtim 129 gra që u pyetën për jetën e tyre seksuale dhe sa të lumtur ishin në marrëdhëniet e tyre. Gratë gjithashtu dhanë një mostër gjaku, e cila u analizua nga shkencëtarët në laborator.

Analizat e mostrave treguan se gratë që kishin marrëdhënie seksuale të paktën një herë në javë kishin telomere më të gjatë, e cila është një “tregues” i shkallës së plakjes biologjike të trupit. Telomeri është një rajon i ADN-së i vendosur në fund të çdo kromozomi dhe mbron informacionin gjenetik.