ShowBizzz

“Sa mir që të la Olsi”- ja si i përgjigjet Egli Tako komentit të ndjekëses

Duket se ka kaluar kohë nga ndarja e tyre, por Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë preferuar të mos flasin e mos të pranojnë ende asgjë publikisht.

Mirëpo në çdo postim që bëjnë në rrjetet sociale, nuk mungojnë komentet dhe ngacmimet për ish partnerët e tyre nga ana e ndjekësve.

Së fundmi, Egli ka postuar një video në TikTok ku tregonte një pjesë të rutinës së saj, ndërsa një nga ndjekëset i komentoi negativisht.

Sa mir që të la Olsi, si patok uak uak“- i shkroi ajo, ndërsa Egli ia ktheu:

“Shumë të dhunshëm ju target group-i TikTok hahaha”.

Nga ana tjetër, duket se Olsi nuk po e përballon mirë ndarjen nga Egli.

Ditën e djeshme miku i tij, Lorenc Hasrama, bëri një deklaratë ku foli për gjendjen aktuale të Olsit dhe u shpreh se ai ka filluar të pijë pak alkool.

“Unë me Eglin kemi qenë shok që në gjimnaz. I kam prezantuar unë. Me Olsin njihemi që në fëmijëri. Raportet me ta janë shumë ok. Njerëzit e dinë vetë se çfarë i bënë të lumtur dhe unë u uroj vetëm të mira.Unë edhe Olsi kemi super miqësi, jo më larg se mbrëmë kemi ndenjur në studio deri vonë. Olsi ka filluar të pijë pak alkool, unë e mësova në fillim por tani ai po ma jep mua”- tha këngëtari.