LifeStyle

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon apo përpara kompjuterit?

Në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar, shumica prej nesh kalojnë orë të tëra përpara ekraneve të telefonave, kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera. Por, sa është shumë? Mjekët dhe ekspertët e shëndetit të syve ngrejnë alarm se përdorimi i tepërt i këtyre pajisjeve mund të ketë pasoja serioze për shëndetin tonë fizik dhe mendor.

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Një nga këshillat kryesore është që të bëjmë pauza të shkurtra pas çdo periudhe 20 minutash përdorimi të një ekrani. Ky është njohur si rregulli i “20-20-20”, i cili sugjeron që pas çdo 20 minutash përdorimi të telefonit apo kompjuterit, të shikojmë një objekt në distancë prej 20 metra për të paktën 20 sekonda. Ky veprim ndihmon në reduktimin e lodhjes së syve dhe përmirëson fokusin.

Sipas studimeve të fundit, specialistët rekomandojnë që për të mbajtur një balancë të shëndetshme, adoleshentët dhe të rriturit nuk duhet të kalojnë më shumë se 2-3 orë në ditë përpara ekraneve, veçanërisht në aktivitetet që nuk janë të lidhura me punën. Kjo periudhë mund të rritet kur bëhet fjalë për punë të nevojshme për shkollë apo profesion.

Pasojat e shfrytëzimit të tepërt të pjisjeve digjitale

Këto orë të shumta përpara ekranit mund të shkaktojnë disa probleme, si lodhje të syve, përkeqësim të vizionit, dhimbje koke dhe probleme të përqendrimit. Gjithashtu, qëndrimi i tepërt përpara ekraneve mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor, duke çuar në ankth, stres dhe madje edhe depresion, sidomos kur përdorimi është i shoqëruar me ngarkesë emocionale si p.sh., rrjetet sociale.

Përveç kësaj, mungesa e aktivitetit fizik për shkak të qëndrimit të gjatë ulur përpara ekraneve mund të çojë në obezitet dhe probleme me shëndetin kardiovaskular.

Si të reduktojmë kohën përpara ekraneve?

Ekspertët sugjerojnë disa mënyra për të reduktuar përdorimin e pajisjeve digjitale dhe për të ruajtur një ekuilibër më të shëndetshëm në jetën tonë:

Vendosni kufizime: Përdorni aplikacione që monitorojnë dhe kufizojnë kohën që kaloni përpara ekranit.
Pauza aktive: Përdorni pauzat për të bërë aktivitet fizik, si ecje, shtrirje apo ushtrime të thjeshta.
Shpërndarja e kohës: Organizoni ditën tuaj me kohë të dedikuar për aktivitete offline, si leximi, kalimi kohë me familjen apo miqtë, dhe ushtrime fizike.
Lidhjet shoqërore jashtë ekranit: Merrni pjesë në aktivitete shoqërore jashtë dhe mundësitë për të marrë frymë fresh.