Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por pavarësisht drithërimës është e pamundur të heqësh dorë prej saj.
Në Shqipëri përdorimin më të shpeshtë e gjen si mbushje në gatimet e byrekut, por edhe të zier si sallatë.
Por hithrat janë përdorur prej shekujsh edhe për të kuruar simptomat e alergjive veçanërisht ato të shkaktuara nga poleni dhe pluhuri.
Hithra është aq e mirë saqë praktikisht mund të çojë në falimentimin e farmacive.
Ajo që duhet të dimë është se në luftën kundër alergjive, të gjitha ilaçet shoqërohen me efekte të shumta anësore.
Ndërsa hithra jo vetëm që nuk ka asnjë efekt anësor por edhe të jep përfitime të tjera shëndetësore.
Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, azmës, bronikitit, gurëve në veshka dhe sklerozës.
Për më tepër, hithra përdoret për të luftuar zbokthin dhe hequr yndyrën e tepërt nga flokët.
Sot, në Gjermani hithrat shiten si një bimë medicinale për sëmundjet e prostatës. Ajo përdoret gjërësisht në përgatitjen e shumë ilaçeve kundër inflamacioneve.
Në Shtetet e Bashkuara, gjethet e hithrave përdoren shumë për sëmundjet e raumatizmës, artritit, tensionit të lartë të gjakut dhe alergjive.
Rrënjet e hithrave përdoren edhe si kurë natyrale për rënien e flokëve, ciklet femërore, hemorroidet dhe ekzemën.
Nëse e vendosni hithrën në gishta ose në zona të tjera të prekura nga artriti, dhimbjet mund të qetësohen deri ne 85%.
Siç mund ta keni kuptuar, përfitimet që vijnë nga hithra janë shumë të mëdha sa vështirë të renditen të gjitha në një copë letër.
AgroWeb ka identifikuar vlerat kryesore të hithrës që ju këshillojmë t’i ndani me miqtë tuaj
Hithrat stimulojnë sistemin limfatik dhe fuqizojnë sistemin imunitar
Hithrat çlirojnë nga simptomat e artritit
Hithrat luftojnë alergjitë.
Ndihmojnë me diabetin
I japin forcë fetusit tek nënat shtatzëna dhe ndihmojnë me prodhimin e qumështit për gratë lehona
Çlirojnë nga simptomat menstruale dhe ndihmojnë me fryrjen dhe dhimbjet e barkut si pasojë e menstruacioneve
Shkatërron gurët në veshka dhe ndihmojnë me shkarkimin e ujërave të tepërt
Ul tensionin e lartë të gjakut
Ndihmon me sëmundjet respiratore
Ndalon gjakderdhjen
Zvogëlon inflamacionin
Redukton rreziqet e kancerit të prostatës
Minimizon të vjellat
Shëron nga i ftohti
Lehtëson nga diarea
Ndihmon me sëmundjet gastrointestinale dhe konstipacionin
Duke u përdorur si larës goje, mbron dhëmbët nga problem të shumta
Ndihmon në trajtimet e sëmundjes së Alzheimer dhe sëmundje të tjera nervore
Shkatërron krimbat e zorrëve dhe parazitët
Mbron shëndetin e tiroideve, shpretkës dhe pankreasit
Si përdoren hithrat?
Mjafton të zieni hithrat në ujë të valuar dhe lëngun ta konsumoni çdo ditë. Megjithatë para se të bëni këtë duhet të konsultohuni me mjekun sepse hithrat mund të ndikojnë tek një sërë ilaçesh.
Është provuar që nëse jeni duke marrë ilaçe për diabet dhe pi lëng hithre atëherë niveli i rrahjeve të zemrës, tensionit të gjakut dhe sheqernave në gjak do të ulet ndjeshëm.
Përse djegin hithrat?
Shumica prej nesh e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen dhe përvëlimin që ndjen kur prek hithrën qoftë edhe aksidentalisht. Po çfarë ka kjo bimë që na djeg kaq shumë?
Një mësues kimie ka shpjeguar që hithrat janë të mbuluara me push. Në momentin që pushi bie në kontakt me lëkurën, majat e pushit thyen dhe shërbejnë si gjilpëra të holla përvëluese duke transmetuar helmin e hithrës nga bima në lëkurë.
Dikur mendohej që burimi fillestar i dhimbjes nga pickimi i hithrës ishte një acid, por së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar që ky acid është në nivele shumë të vogla. Tani, kimistët fajësojnë tre kimikatë të njohur si: histamina, acetiklolina dhe serotonina që gjenden në vrerin e bimës.
Çuditërisht serotonina është një neurotransmetues i njohur si “Hormoni i Lumturisë”, por i kombinuar me dy kimikatet e tjerë funksionion si irritues.
Të tre “musketjerët” e vrerit të hithrës shkaktojnë inflamacion dhe shumë dhimbje.
Arsyeja përse djegia dhe dhimbja zgjasin shumë është se në lëngun e lëshuar gjenden edhe dy acide të tjerë (tartarik dhe oksalik) që së bashku shkaktojnë shumë dëm.
Nëse përballeni me një takim të tillë “përvëlues” me hithrën mos bëni banjë ose mos u lani me ujë të ngrohtë. Kruarjet dhe irritimi do të zgjasin më shumë.
Shkrini pak sodë buke në ujë dhe me të lyeni zonën e irrituar. Edhe lëngu i aloe verës dhe kompresat e ftohta do t’jua zbusin sado pak dhimbjen.