LifeStyle

Sa shpesh e urrejmë trupin tonë?

Një anketim i ri nga Talker Research për Eden Health tregon se amerikanët mendojnë negativisht për trupin e tyre katër herë në ditë, dhe kjo po ndikon ndjeshëm në jetën e tyre. Rreth 69% e të anketuarve thanë se kur shikohen në pasqyrë, gjëja e parë që vënë re është diçka që duan ta ndryshojnë. Mesatarisht, ata ndihen plotësisht të sikletosur nga trupi i tyre gjysmën e kohës.

Ky perceptim ndikon në çdo aspekt të jetës, nga veshjet deri te marrëdhëniet shoqërore. Një në gjashtë persona shmang daljet për shkak të mënyrës si ndihet për trupin (15%), ndërsa më shumë se gjysma (63%) mendojnë se do ta shijonin më shumë modën nëse do të ndiheshin mirë fizikisht. Po ashtu, 50% thanë se do të ndiheshin më të sigurt në foto ose ambiente shoqërore nëse do të ishin të kënaqur me pamjen e tyre.

Një nga burimet kryesore të pasigurisë është pesha trupore, 38% e të anketuarve e përmendën si pjesën që i bën të ndihen më në siklet. Shumë prej tyre janë lodhur nga përpjekjet për të humbur peshë: 60% kanë humbur peshë më parë por e kanë rimarrë, ndërsa 13% nuk kanë arritur të humbin fare. Këto përvoja lidhen me emocione si zhgënjimi (56%) dhe dëshpërimi (47%).

Pengesat më të zakonshme për të ndryshuar janë dështimet e mëparshme (31%), mungesa e parave (26%), pasiguria për çfarë funksionon vërtet (21%) dhe mungesa e kohës apo energjisë (20%). Për më tepër, 23% pranojnë se nuk dinë nga t’ia fillojnë.

Megjithatë, shumë nuk dorëzohen. 56% kërkojnë programe që përshtaten me nevojat e tyre, jo këshilla të përgjithshme. Për 24%, mbështetja e vazhdueshme nga një profesionist do t’i ndihmonte të qëndronin në rrugën e duhur.Eden Health dhe platforma të tjera si Hims & Hers apo Noom po përpiqen të ndryshojnë mënyrën si amerikanët kujdesen për veten. Bashkëthemeluesi Joshua Khan thekson se “shëndeti afatgjatë kërkon sistem të plotë që kombinon kujdesin dixhital dhe fizik përpara se të shfaqet kriza.” Ndërsa drejtori i përgjithshëm Adam McBride shton: “Nuk bëhet fjalë për përsosmëri, por për t’u ndier të fortë dhe të mbështetur në çdo fazë të udhëtimit shëndetësor.”

Të Ngjashme