ShowBizzz

Sa shumë qenka rritur! Rudina Magjistari zbulon për herë të parë portretin e Mias

Në rrjetet e saj sociale ka me qindra postime, por kur bëhet fjalë për fotografitë apo videot me njerëzit e zemrës Rudina Magjistari e di mjaft mirë që duhen vendosur disa kufij: nuk mund t’i ndajë me çdokënd.

Për këtë arsye gjatë gjithë kësaj kohe ajo i ka shfaqur publikut vetëm copëza nga familja e saj, por ja që gjatë pushimeve mund të bëhen edhe përjashtime, ndaj s’është habi që dje pamë në llogarinë e saj në Instagram disa imazhe të Mias.

Moderatorja është kujdesur që të sfumojë fytyrën e së bijës, por në një foto ajo ndodhet me profil dhe më në fund mundëm t’i shquanim tiparet.

TS Poll - Loading poll ...

Rudina ndodhet me pushime në Paris dhe ka përfituar nga rasti për të vizituar Disneyland, parajasën e gjithë fëmijëve.

Por, përveç se ka ndarë pamje nga vendi, këtë herë ka publikuar disa foto të Mias. Vogëlushja është rritur aq shumë, sa tani duket si shoqja e saj.

View this post on Instagram

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari)



lokimagazine