ShowBizzz

Sa të ëmbël, partnerja e futbollistit Eros Grezda zbulon për herë të parë të birin

Vetëm pak ditë më parë Eros Grezda dhe Ajsel Abazi j bënë prindër për herë të parë.

Dyshja e njohur ka ndarë lajmin me ndjekësit duke zbuluar edhe emrin e veçantë të birit të tyre, Kian.

Ndërsa së fundmi këngëtarja, Ajsel, ka postuar disa foto ku tregon për publikun portretin e ëmbël të së birit.

Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se sa të do mami ty, bebi im i ëmbël Kian”, shkruan Ajsel.

Postimi ka marrë shumë pëlqime dhe komente të bukura, urimesh edhe nga personazhe të njohura.