Pyetja e zakonshme është se sa ujë duhet të pimë në ditë? Nuk ka një përgjigje të saktë për këtë, sepse nevojat për ujë varen nga shumë faktorë si shëndeti, aktiviteti fizik dhe klima ku jetoni.
Për disa njerëz, më pak se tetë gota mund të jenë të mjaftueshme, ndërsa të tjerë mund të kenë nevojë për më shumë.
Nëse stërviteni dhe djersiteni, duhet të siguroheni që të pini ujë shtesë për të kompensuar humbjen e lëngjeve.
Në klimë të nxehtë dhe të lagësht, do të djersiteni më shumë dhe do të keni nevojë për më shumë lëngje. Edhe në lartësi të mëdha mund të ndodhin humbje të lëngjeve, prandaj pirja e ujit nuk duhet kursyer.
Nëse keni ethe, të vjella ose diarre, do të humbni më shumë lëngje dhe duhet të pini më shumë ujë, por përsëri duhet të këshilloheni me mjekun tuaj për hidratimin.
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, mund të keni nevojë për më shumë lëngje.
Nuk ka një normë të saktë për të gjithë. Dëgjoni trupin tuaj, pini kur ndieni etje, dhe rregulloni marrjen e lëngjeve sipas aktivitetit dhe kushteve të tjera. Syri.net-iefimerida.
