LifeStyle

Sa ujë duhet tëpini në ditë të nxehta për të ruajtur hidratimin e trupit

Çdo organ i trupit të njeriut ka nevojë dhe varet nga uji. Arsyeja është se uji largon toksinat, transporton lëndët ushqyese në qeliza, rregullon temperaturën e trupit, “lubrifikon” kyçet etj.

Por sa ujë na duhet në ditë dhe sidomos në verë?

Sipas Institutit Amerikan të Mjekësisë, pirja e 3 litra (13 gota) lëngje në ditë për burrat dhe 2.2 litra (9 gota) për gratë konsiderohet e mjaftueshme.

Duke u nisur nga kjo bazë, do t’ju duhet të merrni parasysh disa faktorë të tjerë, të tillë si shëndeti juaj i përgjithshëm, nivelet e stërvitjes dhe mjedisi juaj, thotë Klinika Mayo. Gjithashtu, mbani në mend se uji nuk është zgjedhja juaj e vetme për hidratim, pasi pijet pa sheqer apo aditivë të tjerë (p.sh. kafe, çaj), frutat dhe perimet gjithashtu ofrojnë lëngje. Dieta vlerësohet të mbulojë 20% të nevojave të trupit për lëngje.

Kur nivelet e temperaturës ose lagështisë janë të larta në mjedis, nevojitet konsumim shtesë i lëngjeve. Gjithashtu, në një lartësi mbi 2500 metra rritet ritmi i frymëmarrjes dhe vërehet frekuenca, kështu që rezervat e lëngjeve të trupit shterohen më shpejt. Prandaj edhe në këtë rast nevojiten ujë shtesë dhe burime të tjera hidratimi.