BBV

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Kuvendi Komunal i Mitrovicës, sonte në një seancë të jashtëzakonshme me 18 vota për, 10 kundër dhe 2 vota të pavlefshme, ka zgjedhur Safet Kamberin nga radhët e LDK-së, kryesues të Kuvendit.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dy pika të rendit të ditës: betimi i anëtarit të ri të Kuvendit të Komunës, Arian Tahiri.

Kryesuesi i sapozgjedhur, Safet Kamberi, falënderoi të gjithë asamblistët për besimin e dhënë, duke premtuar se do të angazhohet për ruajtjen e frymës demokratike të punës dhe bashkëpunim të hapur me të gjithë këshilltarët e Kuvendit të Komunës, thuhet në njoftimin e komunës.