ShowBizzz

Saimir Korreshi heq allçinë, i kthehet kërcimit: Unë jam mbreti luan (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë provave të kërcimit në “Dancing With The Stars Albania 2” javën e shkuar theu krahun. Por, kjo situatë aspak e këndshme për të ka kaluar dhe Korreshi këtë javë është rikthyer sërish në prova dhe kësaj here do të performojë një samba.

Të gjithë e njihni deputetin dhe batutat e tij, të cilat nuk i kursen as në foltoren e Kuvendit, por as edhe gjatë provave me partneren e tij Livian.

Gjatë kësaj jave ai do të jetë në kërcim “Mbreti Luan” dhe teksa po bënte provat s’ka lënë pa e shfrytëzuar këtë rol për të shkaktuar të qeshura.

Saimir: Ti kush ishe se unë isha mbreti luan.

Livia: Unë jam luanesha. O zot çfarë luani!

Saimir: Ka vetëm mace, ku ka luan në Lushnjë?

Livia: Ky vetëm për prova nuk e ka mendjen, por vetëm për gallata.

Saimir: Pse zgjodhe luanin?

LEXO EDHE: Saimir Korreshi thyen krahun, në dyshim vazhdimi i garës në “Dancing With The Stars”


NewsBomb