ShowBizzz

Sam Asghari është zhvendosur në një apartament luksoz në Los Angeles pas ndarjes nga Britney Spears

Sam Asghari ka gjetur një vend të ri për të jetuar mes ndarjes nga ylli i muzikës pop, Britney Spears.

Trajneri i fitnesit thuhet se është zhvendosur në ndërtesën e shtrenjtë Ten Thousand në Los Angeles – në kufirin e Beverly Hills dhe Century City.

“Ai ka qenë miqësor me banorët përreth dhe ka qenë i shoqëruar më shumë me motrën e tij”, tha një burim për Page Six.

Ndërtesa me 283 njësi, 40-katëshe, ku qiratë variojnë nga 10 mijë deri në 65 mijë dollarë në muaj, përfshin pajisje të tilla si një bar i plotë, një park privat prej një hektari, një pishinë me pamje dhe mjekë për të administruar shërbime të ndryshme.

Në të njëjtën ndërtesë raportohet se jeton edhe Demi Lovato e avokati Michael Avenatti.

Në një ambient të tillë janë parë dhe: Lori Harvey, Sam Ronson, Addison Rae dhe Harry Jowsey.

Ndërkohë, Asghari dhe Spears thuhet se kanë ndërprerë komunikimin që kur ai u largua nga shtëpia e tyre më shumë se një javë më parë, dhe më pas ai bëri kërkesë për divorc.