Lajme

Sami Lushtaku nuk pendohet për komentet ndaj Adriana Matoshit, eskalon me gjuhën: Unë i them Albinit, lidhi këto kudra

Sami Lushtaku nuk ka treguar pendesë për fjalët e përdorura ndaj deputetes së VV-së, Adriana Matoshi, të cilën e kishte cilësuar gjatë ditës si “niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike”.

Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të shumta, me thirrje që ai të distancohet nga gjuha e përdorur.

Moneytizer Paragrafi 2

Megjithatë, Lushtaku duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Në një intervistë në emisionin Debat Plus, ai u shpreh se nuk ndihet fajtor dhe përdori gjuhë edhe më të ashpër:

Moneytizer Paragrafi 4

“Jo unë valla, hiç nuk e kam ndërru. Ju u dasht me kritiku ata (Adriana Matoshin) kur ka ka thanë u kallëshin Lushtaket. Nëse dikush e ka futur këtë gjuhë të urrejtjes, është pikërisht VV, nuk jemi ne. Asnjëherë nuk e kam sharë dikënd, por jam kanë shumë i kujdesshëm deri më tani”, tha ai.

“Secili që del dhe e përmend emrin tim pa fakte dhe argumente tash e mas e kam ndërmend me ju kundërpërgjigje. Nuk ka mundësi që një deputete me fy, me njollos e përbaltë me emrin tim, dhe unë me ndejtë e me pa si spektator çka po thotë ajo. Secila shtëpi në lagjen Lushtaku ka të paktën nga dy ushtarë të UCK, ka dëshmorë, ka shumë ushtarë e dëshmorë në Prekaz”.

Ai shtoi se deputetet nuk kanë të drejtë të ofendojnë.

“Prandaj nuk i lejohet një deputete që ta fyjë as lagjen time, as fshatin e regjionin tim”, tha Lushtaku. Prandaj, nëse dikush e ka fillu e ka fillu Vetëvendosja , edhe zonja Matoshi, prandaj unë i them Albini, lidhi këto kudra”, tha ai, përcjell Insajderi.

Adriana Matoshi godet Sami Lushtakun me një reagim të ashpër