Politologu Avdi Smajljaj, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i ka “rë taman” asnjërës prej partive politike.
Ai ka vlerësuar se vendi mund të shkojë në zgjedhje, pasi sipas toj të gjitha partitë janë për një gjë të tillë, edhe pse sipas tij disa nuk e kanë thënë hapur.
“Si aktgjykim besoj se nuk u ka rënë taman asnjë prej partive politike, sepse te zgjidhja ka qenë i pranishëm tek të gjitha partitë politike edhe pse disa e kanë thënë në mënyrë të hapur e disa janë përpjekur që ta fshehin dëshirën që të shkojnë në zgjedhje. Kemi pas rastin e LVV-së edhe pasi që lënda shkojë në Gjykatën Kushtetuese i bëri ftesë partive opozitare, përpjekje e vonshme për të gjetur zgjidhje. Të gjitha partitë kanë pritur që shkohet në zgjedhje, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Sipas tij, 34 ditë nuk mjaftojnë nëse nuk ka vullnet për ta zgjedhur presidentin.
Gjykata Kushtetuese të mërkurën u ka dhënë kohë deputetëve 34 ditë për ta zgjedhur presidentit e vendit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje jo më larg se 45 ditë pas përfudnimit të këtij afati.
Poashtu Gjykata Kushtetuese ka thënë se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk paraqet efekt juridik.
