Shkencë & Teknologji

Samsung synon të prodhojë çipe 1.4-nanometër në 2027

Samsung tha ditën e Marte se synon të prodhojë disa prej çipeve më të avancuara në botë në 5 vitet e ardhshme duke i hyrë një garë mes prodhuesin më të madh në botë, kompaninë Tajvaneze TSMC.

Gjatë prezantimit të planeve të kompanisë, Samsung tha se do të fillojë prodhimin e çipeve 2-nanometër në 2025 dhe 1.4 nanometër në 2027.

Indikatori nanometër i referohet madhësisë individuale të çdo tranzistori në një çip. Sa më i vogël ky tranzistor, aq më shumë prej tyre mund të vendosen në një çip.

Normalisht reduktimi i madhësisë së tranzistorëve sjell çipe më të fuqishme dhe më efikase.

TS Poll - Loading poll ...

Modelet e fundit iPhone, konkretisht 14 Pro dhe Pro Max kanë çipe 4-nanometër. Samsung tha se ka filluar prodhimin e çipeve 3-nanometër këtë vit.

Samsung është prodhuesi i dytë më i madh në botë i çipeve me 17.3% të tregut, një shifër e cila zbehet nga dominimi i TSMC me 52.95 të tregut sipas TrendForce.

Ndërkaq TSMC është shprehur se ka filluar prodhimin e çipeve 3-nanometër këtë vit ndërsa 2-nanometër në 2025.

Ndryshe nga Samsung, TSMC nuk ka folur në lidhje me çipet 1.4-nanometër. /CIO Albanian