ShowBizzz

Sandra Bullock bën daljen e parë publike pas vdekjes tragjike të partnerit të saj!

Aktorja Sandra Bullock u pa së fundmi në Los Angeles për herë të parë që nga vdekja e partnerit të saj, Bryan Randall, në gusht. Ylli i “Blind Side” u pa duke ecur dorë për dore me vajzën e saj, Laila, dhe truprojën e saj, Peter Weireter. Dyshja nënë-bijë u duk se ishin në humor të mirë gjatë gjithë daljes.

Sandra Bullock bën daljen e parë publike pas vdekjes tragjike të

Bullock dukej elegante me një bluzë të bardhë, pantallona të gjera të zeza, rrip të zi, pallto ngjyrë kafe dhe atlete të bardha. Bullock dhe Randall ishin për disa vite së bashku para se ai të ndërronte jetë. Ai vdiq pas një beteje të fshehtë trevjeçare me ALS.

Sandra Bullock bën daljen e parë publike pas vdekjes tragjike të

Familja e tij ndau më 7 gusht lajmin e hidhur, “Bryan zgjodhi ta mbante privat udhëtimin e tij me ALS dhe personat pranë tij çmos për të respektuar kërkesën e tij”. Bullock ende nuk e ka folur publikisht pas humbjes tragjike të partnerit të saj. Megjithatë, një burim i tha “People” tre javë pas vdekjes së tij se ajo është “mirënjohëse” për mbështetjen që ka marrë.

Burime ekskluzivisht për “Page Six” thanë se Bullock ndërpreu karrierën e saj në Hollyëood për ta ndihmuar atë.

Fituesja e çmimit Oscar u takua me Randall në vitin 2015 kur ai fotografoi festën e ditëlindjes së djalit të saj. Ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq dy muaj më vonë dhe që atëherë janë fotografuar disa herë.