ShowBizzz

Sara Gjordeni zbulon të preferuarën në “Big Brother VIP 5”

Ish-banorja e edicionit të tretë “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka vendosur të përgjigjet hapur për një nga temat më të komentuara të momentit, spektaklin e BBV 5.

Përmes një pyetjeje të drejtpërdrejtë në “Instagram”, Sara u pyet nëse e ndjek programin dhe kush mendon se do të shpallet fitues. Ajo u shpreh se nuk ka mundësi ta ndjekë rregullisht për shkak të angazhimeve të saj, por megjithatë ka një mendim të qartë për një nga banoret.

Të lidhura

None found

“E shoh kur më lë mistreçja dhe punët e qeta. Për mua e meriton dhe e fiton Selin. Do kënaqem sa s’ka që në fund të fitojë një vajzë e re”, u shpreh ajo.


Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, duke ndezur diskutime mes fansave të formatit, të cilët janë gjithmonë të ndarë në mbështetje të banorëve të ndryshëm.

Ndërkohë, mbështetja publike nga figura të njohura si Sara Gjordeni shpesh ndikon edhe në perceptimin e publikut, duke i dhënë më shumë vëmendje emrave të përmendur.

Të Lidhura:

  1. Ftohja mes Selin dhe Mirit, a ndikoi Greta? Për herë të parë Kutia e Pandorës
  2. “Ik merr babin”, debat i ashpër në BBVA midis Inës dhe Selin: Unë nuk njihem si vajza që ndan çifte
  3. “Jam i dashuruar me Eglin, por ma mori…”/ Klajdi shpreh pëlqim për banoren e ‘BBV’?
  4. Ledjoni mbyll televotimin që në nisje të prime-t, ja arsyeja

Të Ngjashme