ShowBizzz

Sara Hoxha i bën dedikimin e rrallë Ledion Liços dhe na zbulon pak nga surpriza e ditëlindjes

Sara dhe Ledioni janë një nga çiftet e showbizit shqiptar më të pëlqyer për publikun.

Ata janë prindër të tre fëmijëve London, Ruya dhe Roman e sot në familjen e tyre është një datë e veçantë.

Me rastin e ditëlindjes së Ledionit, Sara ka bërë një dedikim të ëmbël dhe na ka zbuluar pak nga festa.

Moderatori feston 37 vjetorin e tij dhe Sara ka menduar t’i bëjë këtë tortë të pazakontë me superheronj, por me një kuptim shumë të bukur pasi mbi të shkruhet: “Heroi ynë i preferuar”.

Më pas në një tjetër postim, krahas një poze të tij ajo ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Ledion, e bekuar me ty.”