ShowBizzz

Sara Hoxha reagon sërish pas ndarjes nga Ledri

Ndarja mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës ka qenë një nga temat më të përfolura në mediat online dhe rrjetet sociale kohët e fundit. Dyshja ende nuk kanë folur publikisht për këtë vendim të tyre, ama ishte menaxheri i reperit ai që konfirmoi zërat e më pas miqtë e Ledrit.

Duke qenë se ndarja e tyre ka qenë shumë e përfolur Sara ka marrë komente që edhe nuk i kanë pëlqyer. Së fundmi ajo ka postuar një video ku në anglisht i kërkon komentuesve të largohen nga profili i saj ndërsa ka shkruar: “Unë kur lexoj disa komente“.

@sarahoxha19

Its a harsh wolrd here on TikTok

♬ original sound – Mahmut Orhan