ShowBizzz

Sara Hoxha shembull për rritjen e Poit

Në një kohë kur ndarjet shpesh lënë pasoja tek fëmijët, Sara Hoxha po jep një shembull pozitiv për mënyrën se si duhet të vazhdojë jeta pas tyre.

Pas ndarjes nga Ledri Vula, ajo ka zgjedhur të qëndrojë larg zhurmës dhe dramave publike, duke u fokusuar plotësisht tek rritja e vajzës së saj, Poit.

Pa deklarata të bujshme e pa polemika, Sara po dëshmon se qetësia dhe dashuria janë çelësi për një rritje të shëndetshme të fëmijës. Ajo shpesh ndan momente të vogla nga përditshmëria, ku shihet lidhja e fortë mes saj dhe vajzës, shkruan Kosovarja.

Kjo qasje e matur dhe e përkushtuar e bën Sarën një shembull për shumë prindër, duke treguar se edhe pas një ndarjeje, mirëqenia e fëmijës duhet të mbetet gjithmonë prioritet.

Të Ngjashme