Premiera e flmit “Në Kuadër të Dashurisë” u mbajt dy ditë më parë, ku aktorët protagonistë dhe të ftuarit VIP u ngjitën në tapetin e kuq, duke marrë vëmendjen e të gjithëve dhe duke nxitur një sërë diskutimesh në rrjet.
Mirëpo një nga gjërat që tërhoqi vëmendjen e medias rozë, ishte prezenca e Sara Hoxhës, vetëm në tapetin e kuq. Dhe rrjetet sociale po “ziejnë” nga thashethemet se mes Sarës dhe Ledri Vulës ka një krizë në marrëdhënie, dhe ndaj këngëtari nuk ishte krah partneres në një ditë kaq të rëndësishme.
E teksa hedhim një sy në rrjetet sociale, Ledri nuk ka bërë asnjë postim suportues për partneren e tij. Dhe pse në rrjetet sociale po qarkullon jami se mes çiftit ka një krizë, as Ledri dhe as Sara nuk kanë reaguar ende.
© Credits instagram.com/sarahoxha/
NewsBomb